Spiropali dhe Valteri shkelin masat anti-Covid, mbledhin dhjetra persona në ambjent të mbyllur

Nga Exit News
Spiropali dhe Valteri shkelin masat anti-Covid, mbledhin dhjetra persona në ambjent të mbyllur

Halit Valteri, deputet i opozitës parlamentare dhe Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin kanë zhvilluar një takim elektoral në bathore në shkelje të protokollit të masave anti-Covid.

Haliti dhe Spiropali kanë grumbulluar disa dhjetra persona në një ambjent të mbyllur në 1 shkurt në Bathore.

Nga foto e publikuara në faqen e Valterit në facebook shihen se si qytetarët e pranishëm në takim qendrojnë pranë njëri-tjetrit pa maska.

Kohët e fundit përfaqësues të partive të ndryshme kanë shkelur protokollin anti-Covid gjatë takimeve elektorale.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>