Spiropali i quan protestuesit ‘halabakë’, nuk pranon të negociojë me ta

Nga Exit News
Spiropali i quan protestuesit ‘halabakë’, nuk pranon të negociojë me ta

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka cilësuar të shtunën protestuesit “halabakë”. 

Ajo ka thënë në një intervistë në  “Kjo javë” se partia në pushtet nuk mund të negociojë me ta. 

“Nuk negociohet me halabakë që djegin qytetin.”

Spiropali akuzoi protestuesit se janë të paguar nga Meta dhe Berisha. 

“Ne kemi prova se janë paguar, kishte dëshmi publike, aty ku këta i kazanë lënë nëpër geto që i kanë shfrytëzuar për vota dhe nuk ka as shkolla dhe as vende ku mund të argëtohen. Këto të rinj janë përdorur për mish top. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fajtorë për 30 vjet politikë këtu”, ka deklaruar Spiropali.

Ajo e ka cilësuar protestën e Shkodrës si të urdhëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

“Voltana Ademi ishte në krye të protestës në Shkodër, sepse ajo ka dërguar mesazhe dhe kjo është faktuar. Kur policia vepron, thuhet se po bën dhunë, kur nuk vepron, thuhet pse nuk vihet në punë. Kjo është absurde”, ka pohuar ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>