Spiropali, Këshilli Politik e ka mbaruar misionin e tij

Nga Exit News
Spiropali, Këshilli Politik e ka mbaruar misionin e tij

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel tha se Këshilli Politik e ka mbaruar misionin e tij.

Ajo theksoi se nuk beson në mbledhjet që po mbahen dhe as në tryeza të tilla sepse u ka ikur koha.

“Kemi paraqitur në Këshill nevojën për të marrë draftet e tyre inekzistente për ndryshimet kushtetuese. Po ndodh mohim i realitetit duke filluar bisedën nga fillimi. Janë përpara faktit që të paraqesin draftin. Mendoj se këshilli ka përfunduar misionin, nuk besoj fare në këshillin politik, as në tryeza të tilla. I kemi bërë për 30 vite. Këtyre tryezave sado dashamirës të jenë, u ka ikur koha. Ne mbërritëm një marrëveshje dhe i qëndruam asaj, duke i kaluar ndryshimet në kodin zgjedhor”, tha Spiropali.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme