
Komiteti Teknik ka miratuar një vendim që lejon spitalet dhe laboratorët privat të ofrojnë kryerjen e tamponave për koronavirusin.
Ky testim tregon nëse pacienti është i infektuar me koronavirus në momentin e kryerjes së tamponit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, testimi do të lejohet “vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për një dokument që provon se nuk janë të prekur nga SARS-COV2, për të udhëtuar jashtë vendit”.
Ministria e Shëndetësisë pak kohë më parë mori vendim për të lejuar spitalet dhe laboratorët privat të ofrojnë testime serologjike, që masin sasinë e antitrupave ndaj virusit.