Spitali Covid2 kërkon hetim për sanitaren: Akt korruptiv e çnjerëzor

Nga Exit News
Spitali Covid2 kërkon hetim për sanitaren: Akt korruptiv e çnjerëzor

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ Covid2 ka kërkuar hetim të plotë ndaj sanitares T.A., e cila u denocua një ditë më parë për marrja parash ndaj familjarëve të një pacienteje duke u hequr si infermiere.

Në një reagim zyrtar të mërkurën, spitali është distancuar nga veprimet e sanitares:

“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ ndihet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’.”

Spitali theksoi se ‘ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor’.

Mbrëmjen e 12 janarit në emisionin Stop u raportua se sanitarja ka mashtruar duke u hequr si infermiere familjarët e një 55-vjeçare, shtruar në spitalin Covid2.

Vajza e pacientes, e cila ka ndërruar jetë, denoncoi sanitarja, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Menjëherë pas lajmit, ministria ka dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares.

Mëngjesin e së mërkurës, sanitarja u arrestua pasi akuzohet për mashtrim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>