Spitali i burgut në QSUT kthehet në spital Covid, shtrohen 18 të infektuar

Nga Exit News
Spitali i burgut në QSUT kthehet në spital Covid, shtrohen 18 të infektuar

Spitali për të burgosurit pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë është kthyer në spital Covid. Aty janë vendosur 18 të burgosur nga burgu 313, të infektuar me koronavirus:

  • 1 italian që dyshohet se është i infektuari i parë;
  • 13 të burgosur të identifikuar me Covid-19 më 24 prill;
  • 4  të burgosur të identifikuar me Covid-19 më 25 prill.

Të gjithë të burgosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë vendosur në dhoma të veçanta dhe janë në vëzhgimin e mjekëve.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Drejtoria e Burgjeve ka ndaluar vizitat nga familjarët për të gjithë të burgosurit, përfshirë dhe ato të hospitalizuar.

Instituti i Shëndetit Publik ka ende dyshime për të infektuarin e parë dhe mënyrën se si virusi është futur në burgun 313.

Italiani, i burgosuri i parë i identifikuar me Covid-19, nuk ka pasur asnjë takim me persona nga jashtë që prej datës 4 mars. Më pas, më 11 mars, Drejtoria e Burgjeve ndaloi takimet me familjarët për të gjithë të burgosurit.

Ka dyshime të forta se virusi është transmetuar tek të burgosurit nga punonjësit.

Kujtojmë se dhe një polic në burgun 313 është infektuar. Më pas ai ia ka kaluar virusin dhe prindërve të tij, pasi shkoi t’i vizitonte në Mirditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>