Spitali Shefqet Ndroqi shndërrohet në spital Covid-19

Nga Exit News
Spitali Shefqet Ndroqi shndërrohet në spital Covid-19

Spitali Shefqet Ndroqi do të kthehet në spital Covid-19. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në Facebook, Manastirliu deklaron:

Brenda këtyre ditëve do të rihapim si spital Covid-19, spitalin Shefqet Ndroqi. Kemi zgjedhur këtë skenar për shkak të kapaciteteve dhe për shkak të ekipit të specializuar që ky spital ka. Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive do të trajtohen pranë spitalit Nënë Tereza.”

Vendimi u mor pas numrit të lartë të rasteve të infektuarve me Covid-19, ku gjatë 24 orëve të fundit u rregjistruan 117 të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>