Sportistët do të marrin pension të posaçëm

Nga Exit News
Sportistët do të marrin pension të posaçëm

Sportistët që kanë dhënë kontribut dhe kanë spikatur do të përfitojnë pension të posaçëm nga shteti. Presidenti Ilir Meta miratoi sot ligjin e për sigurimet, i cili përfshin sportistët në kategorinë përfituese të pensionit të posaçëm.

Sipas ligjit, pensioni i posaçëm është 29 mijë lekë në muaj. Si dhe shuma e pensionit të posaçëm dhe pensionit të pleqërisë nuk duhet të jetë më shumë se 58 mijë lekë në muaj.

Deri më tani, pension te posaçëm merrnin politikanët, artistët, te persekutuarit politik, personat që kanë marrë pjesë në luftën nacional çlirimtare dhe në lëvizjen demokratike të 1990.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>