Vaksina Sputnik V e Rusisë kundër COVID-19 mund të prodhohet në Europën Perëndimore.
Kjo u bë e mundur pas një marrëveshje tregtare për ta prodhuar atë në Itali. Marrëveshja u nënshkrua nga fondi i pasurisë sovrane me bazë në Moskë RDIF dhe kompania farmaceutike me bazë në Zvicër Adienne.
Kirill Dmitriev, kreu i RDIF, tha se fondi i tij kishte arritur gjithashtu marrëveshje me objektet e prodhimit në Spanjë, Francë dhe Gjermani për të prodhuar Sputnik. Ai nuk dha detaje.
Ky është treguesi më i fundit që disa kompani nuk janë të gatshme të presin që rregullatori i BE -Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të japë miratimin e tij për Sputnik V . Ato kanë nisur të marrin hapa në mënyrë të pavarur.
Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte pothuajse 92% efektive, bazuar në rezultatet e botuara në revistën mjekësore Lancet muajin e kaluar.