Stabilitokracia dhe BE-ja

Nga Erlet Shaqe
Stabilitokracia dhe BE-ja

Gjatë kësaj dekadës të fundit, Bashkimi Evropian (BE-ja) ka kaluar nëpër një sërë krizash, duke përfshirë krizën globale financiare, krizën e Eurozonës, krizën e refugjatëve dhe Brexit. Këto janë shoqëruar me paqëndrueshmëri gjeopolitike kryesisht në periferinë jugore dhe lindore të Evropës dhe dështimin e politikave të “Ostpolitik-ut” të BE-së (Politikës së Re Lindore) pas pushtimit të Ukrainës (Krimesë) nga Moska. Mbi të gjitha, BE-ja po përballet me një krizë të vazhdueshme të demokracisë në disa prej vendeve anëtare të saj.

E preokupuar me trajtimin e problemeve të saj të brendshme, BE-ja ndërkohë ka mbajtur politikën e saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor (BP) në pilotim automatik ose në rastin më të keq e ka keqpërdorur atë – për shembull në rastin mbylljes së korridorit të refugjatëve në Ballkanit Perëndimor – në mënyrë që të ruhej stabiliteti i brendshëm i BE-së.

Si rezultat, 18 vjet pas fillimit të Proçesit të Stabilizim-Asocimit (PSA) me BE-në, vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Kroacisë, të cilat arriti të bashkohet në vitin 2013) janë ende larg nga pranimi në BE. Në të njëjtën kohë, demokracitë e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa prapa-kthehu për gati një dekadë rrjesht, ndërkohë që disa vende përsëri drejtohen ose qeverisen nga lidera gjysmë-autoritarë, të cilët kanë adoptuar retorikën demokratike, por vazhdojnë të përdorin metoda jodemokratike për të ruajtur pushtetin e tyre.

Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA) tani kanë hyrë në fuqi për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa Mali i Zi (ka të hapur 28 kapituj, 3 i ka mbyllura përkohësisht) dhe Serbia (ka të hapur 10 kapituj, 2 i ka të mbyllura përkohësisht) vazhdon në negociatat e pranimit, Shqipëria ende pret hapjen e kapitujve negociues të saj të parë të kushtëzuar kryesisht nga zbatimin e reformës në drejtësi.

BE-ja dhe Kosova mbajtën takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asocimit në Nëntor 2016, megjithatë Kosova ka patur një bllokim politik të vonë, i cili pengoi përparimin drejt BE-së.

Përkundër disa sinjaleve pozitive së fundmi – veçanërisht nga ai i “Proçesit të Berlinit” në Korrik 2016, Mbledhjet e Ballkanit Perëndimor 6 (WB6), Axhenda Lidhja e Ballkanit Perëndimor, miratimi i Planit të Veprimit Shumëvjeçar të Zonës Ekonomike Rajonale (Regional   Economic Area) në BP6 (WB6), gjithashtu edhe  Samiti i Vjenës në Gusht 2015 – mesazhet politike që erdhën nga Brukseli deri kohët e fundit vunë në përfundimin se integrimi Evropian i rajonit nuk do të përshpejtohet. Ky fakt ka ndikuar negativisht për shumë vite në besueshmërinë e aderimit në këtë proçes.

Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme të dëgjohej nga Jean-Claude Juncker, i cili deklaroi në fjalimin e tij se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Duke vënë në dijeni se Komisioni Europian ka në plan të krijojë një strategji, për një pranim të suksesshëm në Bashkimin Evropian të Serbisë dhe Malit të Zi deri në fund të vitit 2018, ai theksoi që këta dy garues primarë në raundin aktual të zgjerimit do të kenë prespektivën pozitive për tu pranuar në BE në vitin 2025.

Megjithatë, disa dilema mbeten pas fjalimit të Junkerit dhe letrës që i dërgoi ai për Presidentin e Parlamentit Europian dhe Kryeministrin e Estonisë, mbi qëllimet e tij për zgjerim e BE-së. Së pari, mbetet e paqartë nëse 2025 duhet të kuptohet si afati absolut final apo si data më e hershme e mundshme e pranimit për kryesuesit e tanishëm? Së dyti, përmendja ekskluzive e Serbisë dhe Malit të Zi, a i përjashton vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që të arrijnë dhe të bashkohen në BE në të njëjtën kohë?

Kroacisë i duheshin gjashtë vite për të përfunduar negociatat zyrtare pas fillimit të tyre në vitin 2005, dhe u deshën rreth dy vite të tjera për fazën përfundimtare të pranimit përpara anëtarësimit të plotë. Me këtë ritëm, qytetarët e vendeve të tjera jashtë BE-së të Ballkanit Perëndimor do të duhet të presin për më shumë se 25 vjet që nga fillimi i MSA-së në 1999, dhe 35 vite që nga rënia e komunizmit, për t’u bashkuar me BE-në – në rastin e “Bosnjë e Hercegovinës” dhe Kosovës, ka të ngjarë të jetë më afër për 45 vite. Kjo është një jetë tërë. Prandaj, vetë fakti se ekziston një afati i caktuar ka një rol motivues për vendet e përfshira. Megjithatë, testi i parë i besueshmërisë të premtimit të Juncker-it do të shihet vitin e ardhshëm kur BE-ja do të negociojë buxhetin e saj.

Së dyti, deklarata e Juncker-it ndjek më shumë politikën aktuale të zgjerimit të BE-së që favorizon pranimin individual, sesa mbi idenë e grupimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si një të tërë. Mësimet janë nxjerrë nga “bing beng-u” i vitit 2004, por edhe nga proçesi i liberalizimit të vizave të Ballkanit Perëndimor tregojnë se për tu bërë pjesë e klubit është e nevojshme që të inkurajohet bashkëpunimin midis vendeve kandidate dhe të krijohet një konkurrencë e shëndetshme në kryerjen e reformave të nevojshme, pa lënë asnjë shtet prapa.

Në të gjithë rajonin gjatë dekadës së kaluar vërehen rreziqe serioze në zbatimin e demokracisë dhe lirisë së medias. Megjithatë, BE-ja ka heshtur mjaft për këto zhvillime, madje edhe kur është ballafaquar me prova konkrete, si në rastin e skandalit të përgjimit të kohëve të fundit në Maqedoni, rritja e narkotrafikut në Shqipëri dhe përfshirja e zyrtarëve të lartë apo incidenti i Savamalës në Serbi. Kjo të lë përshtypjen se BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje të jashtme ndaj regjimeve që kanë mangësi të konsiderueshme në drejtimin e qeverisjeve demokratike për hir të premtimit (të rremë) të stabilitetit. Ky shkëmbim i stabilitetit, për një sy qorr nga BE-ja në çështjet e demokracisë mund të quhet një ‘stabilitokraci’.

Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet tu kërkohet të hartojnë një “Plan Veprimi” për Kapitujt 23 dhe 24, pas këtij ushtrimi i cili do ti çojë ata sa më shpejt që të jetë e mundur në hapjen e një dritare anëtarsimi. Ky skenar do të përsëriste suksesin e proçesit të liberalizimit të vizave, pasi do të nxiste konkurrencën rajonale midis vendeve anëtare aspiruese dhe do të rriste dendësinë e lidhjeve midis BE-së dhe elitave lokale në Ballkanin Perëndimor, duke zgjeruar fuqinë transformuese të BE-së me pranimin e shteteve të mbetura prapa. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh pabarazinë ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, është e nevojshme të rriten financimet i IPA-s.

Së bashku me përfituesit, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian duhet të rregullojë listën e projekteve prioritare të cilat kanë një efekt domino shumë të madh ekonomik, siç janë projektet e infrastrukturës (hekurudhat, autostradat, dhe energjia e rinovueshme), arsimit, aftësive profesionale, inovacionit, turizmi, bujqësia etj. Megjithatë, panorama nga kjo prespektivë financiare do të kushtëzohej rreptësisht nga performanca e suksesit e të këtyre vendeve  në përmbushjen e kritereve të pranimit, të vendosura në kapitujt 23 dhe 24.

Gjithsesi, një drejtim të veçantë i mekanizmave IPA duhet të drejtohet në forcimin e ekspertizës lokale, kapaciteteve, organizimit teknik, pavarësisë së agjencive të besueshme rregullatore të vendeve të Ballaknit Perëndimor dhe aktorëve të shoqërisë civile.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>