Portieri i Partizanit dhe përfaqësueses U-21 Aldo Teqja është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është bërë me dije nga klubi, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), por edhe mediat.
Shtatlarti 24-vjeçar u dërgua me urgjencë në reaminacionin e Spitalit Universitar të Traumave pasi siç raportoi BalkanWeb “në kushte të rënduara psikologjike, u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në zonën e Komunës së Parisit”.
Sipas Top-Channel, Teqja ka rënë në një tendë lokali, gjë që si duket i ka shpëtuar edhe jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 pak pasi qe përfunduar ndeshja Partiazani (1-1) Teuta.
Klubi i Partizanit dhe FSHF u treguan të kujdesshme në njoftimet e tyre duke e cilësuar si “aksident” ngjarjen që i ndodhi futbollistit Teqja.
Klubi njofton se Aldo Teqja siç është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani-Teuta. Aktualisht gjendet i shtruar në Spitalin e Traumës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
FSHF dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident. Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.
Aldo Teqja u transferua vetëm këtë vit te Partizani. I lartë 1,96 metra, Teqja cilësohet portier premtues për të ardhmen.
Më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Skënderbeut, Kukësit, Anorthosisit apo dhe Dinamos.