Stambolli largon përfundimisht Erdoganin

Stambolli largon përfundimisht Erdoganin

Pas 25 vjetësh, Stambolli, qyteti më i madh në Turqi, nuk do të drejtohet më nga partia e AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por nga opozita.

Ekrem Imamoglu kandidat i partisë së opozitës, Partia Republikane e Popullit (CHP), fitoi me rreth 800 mijë vota më shumë se kandidati i mbështetur nga Erdogan, ish-kryeministrit Binali Yildirim.

Kjo është një fitore shumë domethënëse me ndikim në të gjithë politikën turke, pasi dëshmon rënien e ndjeshme të mbështetjes për Presidentin Erdogan.

Votimi i Stambollit ishte përsëritje e atij të 31 marsit 2019. Më 6 maj, Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi i anuloi zgjedhjet lokale në Bashkinë e Stambollit, të cilat i fitoi me rezultat të ngushtë po Ekrem İmamoğlu, dhe urdhëroi përsëritjen e tyre më 23 qershor. CHP e quajti këtë vendim “krejtësisht diktatorial”.

Zgjedhjet u anuluan me kërkesë të Partisë së Presidentit Erdoğan, me justifikimin se ato ishin vjedhur. Madje, qeveria arrestoi disa persona, përfshi punonjës të administratës lokale, për ndërhyrje në zgjedhje.

Zgjedhjet lokale të 31 marsit ishin humbje e madhe për Presidentin Erdoğan, i cili humbi thuajse të gjithë qytetet e mëdha. Përveç Stambollit ai humbi edhe kryeqytetin Ankara.

Humbja e djeshme e Stambollit me një rezultat shumë më të thellë se tre muaj më parë e bën edhe më domethënëse humbjen e AKP-së dhe është shenjë e dobësimit të pushtetit të Erdoganit në Turqi.

LEXO  Turqia miraton ligjin për kontrollin e Facebook-ut dhe Twitter-it

Lajme te ngjashme