Agjencia ndërkombëtare vlerësuese Standard and Poor’s vlerëson si zhvillime problematike në ekonominë shqiptare numrin e lartë e kredive të këqija dhe mungesën e investimeve të huaja.
Në raportin e përvitshëm S&P’s, ka vlerësuar bashkëpunimin e Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe thekson rëndësinë e vazhdmit të reformave strukturore.
Lidhur me dy problemet kryesore, investimet e huaja direkte (IHD) dhe kreditë e këqija, S&P’s shkruan:
Për Investimet e Huaja Direkte:
- Zbatimi i pjesës kryesore të projektit TAP, gjatë vitit 2017, do të sjellë rritje të vlerës së investimeve të huaja direkte.
- Pavarësisht kësaj, rreziku se IHD-të do të ulen në vitet e ardhshme, është i lartë.
- Projekte të mëdha disavjeçarë të tilla si TAP, në total rreth 1,5 miliardë euro investim, sjellin flukse pozitive në ekonomi, por vetëm për një kohë të shkurtër.
- Zbatimi i reformave, lufta ndaj korrupsionit, respektimi i të drejtës së pronës dhe forcimi i institucioneve do të përmirësonin ndjeshëm klimën e biznesit në vend, do të tërhiqnin investime të reja të huaja direkte dhe do të rrisnin perspektivën e rritjes ekonomike të vendit.
Për kreditë e këqija:
- Niveli i kredive të këqija vazhdon të mbetet mbi 20 për qind, shifër kjo shqetësuese.
- Niveli i lartë i kredive të këqija ul besueshmërinë e bankave, pengon kreditimin dhe kufizon rimëkëmbjen ekonomike.
- Përmirësimet në sistemin ligor mund të luajën rol të rëndësishëm në uljen e këyre kredive.