Stilistja shqiptare e ndodhur në Londër, Nensi Dojaka u nderua me çmimin prestigjoz të modës LMVH.
LVMH, pronare e Moet Hennessy dhe Louis Vuitton është një korporatë ndërkombëtare franceze e specializuar në mallra luksoze. Ata gjithashtu menaxhojnë Christian Dior, Givenchy, Marc Jacobs, Celine, Bulgari, Tiffany & Co dhe Stella McCartney.
Çmimi LVMH jepet çdo vit për stilistët e rinj që kanë një “pasion për krijimtarinë”. E zgjedhur për talentin e saj dhe “krijimtarinë e jashtëzakonshme”, ajo shpreson të ndihmojë në promovimin e një brezi të ri stilistësh.
Këtë vit, Djoaka është përzgjedhur së bashku me tetë stilistë të tjerë. Ata vijnë nga Nju Jorku, Parisi, Londra, Kina, Kolumbia dhe Afrika e Jugut. Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet në finalen e konkursit.
“Kjo klasë prej nëntë finalistëve është një fotografi e mrekullueshme e modës së sotme dhe të nesërme. Këta stilistë të rinj janë të gjithë të talentuar, sigurisht, por edhe të përkushtuar dhe realistë. Gjatë kësaj gjysmëfinale, secili prej tyre tregoi në mënyrën e vet një univers krijues shumë personal dhe të arritur, “tha Delphine Arnault, nëndrejtuese ekzekutive e Louis Vuitton dhe themeluese e Çmimit LVMH, për Vogue.
Rezultatet pritet të shpallen në shtator.
Dojaka u largua nga Tirana kur ishte 16 vjeç për të ndjekur shkollën në Londër. Krijimet e saj janë frymëzuar nga vitet ’90 dhe përfshijnë dizajne të tejdukshme, minimale, të thjeshta dhe disi të ngritura që mund të kishin ardhur nga një revistë e modës e viteve ’90.
Emri i saj u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi modelja Balla Hadid veshi disa nga krijimet e saj në VMA në vitin 2020. Pastaj ajo u paraqit në Vogue.
“Unë jam i lumtur t’i sjell një krenari të vogël vendit tim të vogël që ka shumë njerëz të talentuar dhe mendoj se ka nevojë për një shtytje dhe mbështetje”, u shpreh Dojaka.