Stoltenberg bideson me Kurtin dhe Vuçiçin

Nga Exit News
Stoltenberg bideson me Kurtin dhe Vuçiçin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të dielën se kishte biseduar me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb Alexandar Vuçiç mbi situatën e krijuar në veriun e Kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Ai tha se u kishte bërë thirrje palëve të bëjnë gjithçkaa për të ulur tensionet në një postim në rrjetin Twitter.

“Është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO_KFOR mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë,” shkruan Stoltenberg, duke përsëritur qëndrimin e aleatëve perëndimor.

Apeli i Stoltenberg vjen pasi Kurti mblodhi të shtunën në mbrëmje mblodhi Këshillin e Sigurisë, pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe sulmit ndaj qendrës së Zveçanit.

Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi ndërprerjen e vizitës në SHBA dhe u nis drejt Kosovës për shkak të trazirave.

Sulmet në veri të vendit u dënuan edhe nga partitë e opozitës, të cilat hodhën mbështetjen pas qeverisë dhe bënë thirrje për bashkim në të mirë të vendit.

Nga ana tjetër, disa media në Serbi raportuan për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk ka konfirmuar lëvizjet.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme