Stoltenberg i kërkon Rusisë të zmbrapset nga Ukrahina

Nga Exit News
Stoltenberg i kërkon Rusisë të zmbrapset nga Ukrahina

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm ukrahinas, Dmytro Kuleba deklaroi se vendimi për hyrjen e Ukranihës në NATO i takon këtij të fundit.

Deklarata u bë pas pyetjet se gazetarëve nëse Ukrahina mund të lejohej në NATO, ndërkohë që nuk ka kontroll mbi Krimenë dhe një pjesë në lindje të vendit.

U takon 30 vendeve aleate të NATO-s të vendosin nëse Ukraina është e gatshme për anëtarësim në NATO dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të përzihet apo të ndërhyjë në atë proces,” tha Stoltenberg.

Më herët Stoltenberg i konsideroi veprimet ruse si “të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”.

Ai i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund pranisë ushtarake përreth Ukrainës, të ndalë provokimet dhe të shtensionojë situatën.

Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë separatisët pro-rusë, qysh prej 2014.

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Gjatë ditëve të fundit, disa ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të aleancës ndaj Ukrahinës.

Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e paligjshëm dhe jolegjitim të Krimesë nga Rusia,” u shpreh ai.

Kuleba tingëlloi sfidues ndaj Moskës, duke thënë se Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë më të përgatitur sesa 7 vjet më parë.

Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”, tha Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrahinas theksoi se Ukrahina i përket demokracisë perëndimore dhe paralajmëroi një raund të ri sanksionesh ndaj Moskës.

Të mërkurën në Bruksel pritet edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bashkë me Stoltenbergun do të vlerësojnë grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.

 

 

Lajme te ngjashme