Strasburgu urdhëron pezullimin e sekuestrimit të serverave të Lapsi.al deri në përfundim të hetimeve

Nga Exit News
Strasburgu urdhëron pezullimin e sekuestrimit të serverave të Lapsi.al deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi pezullimin e vendimit të gjykatës Antikorrupsion, për sekuetsrimin e serverave dhe kompjuterave të Lapsi.al deri në përfundim të hetimeve nga gjykata.

“Në interes të palëve dhe për kryerjen e saktë të hetimeve, vendosi t’i tregojë qeverisë shqiptare nën nenin 39, të pezullojë zbatimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Antikorrupsionit dhe të tërhiqet nga sekuestrimi i mjeteve elektronike, server dhe kompjuter në pronësi të kërkuesve (pronarëve të Lapsi.al)”, argumenton GJEDNJ në vendimin e datës 21 prill.

Andi Bushati dhe Armand Shkullaku ju drejtuan GJENDNJ-së për ndalimin e sekuestrimit të serverave dhe kompjuterave nga SPAK, si pjesë e dosjes hetimore të publikimit të të dhënave persoanle të 910 ijë votuesve, të hartuar nga PS.

SPAK ka hapur një hetim për publikimin e të dhënave të 910 mijë votuesve të Tiranës. Prokurorët kërkuan dorëzimin e usb-së ku ndodhet materiali, nga pronarët e Lapsi.al, ët cilët e botuan atë.

Pas refuzimit të tyre, Prokuroria ju drejtua Gjykatës, e cila urdhëroi sekuestrimin e serverave dhe kompjuterave të portalit. Bushati dhe Shkullaku e ankimuan këtë vendim, me 18 prill në Strasburg.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme