Strategjia e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi po shkërmoqet

Nga Edward P. Joseph
Strategjia e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi po shkërmoqet

Ndërsa bota është në luftë me pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i jashtëzakonshëm është duke ndodhur në Ballkan: një vend i vogël ka kundërshtuar haptazi administratën e fuqishme të Presidentit amerikan Donald Trump.

Republika e Kosovës ka refuzuar të bie pre e presionit të ashpër të Richard Grenellit, drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, i cili gjithashtu shërben si i Dërguari Special i SHBA-ve për dialogin midis Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kundërshtoi kërkesën e Grenell për të hequr tarifat mbi mallrat serbe. Ky reagim nga vendi ndoshta më pro-amerikan në botë, bëri që Uashingtoni të pezullojë ndihmën e SHBA-së për Kosovën dhe anëtar i Kongresit, madje kërcënoi se SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Grenell po sfidohet edhe nga kundërshtari kryesor në sagën e dialogut Serbi- Kosovë: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në janar, Grenell i bëri thirrje Beogradit të ndalonte fushatën e tij të mos njohjes se Kosovës. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç përsëri refuzoi thirrjen e tij, duke sugjeruar se fushata do të vazhdojë edhe nëse Kosova do të hiqte tarifat e saj. Ndërkohë Uashingtoni nuk ka reaguar ende.

Në vend që të ndalojnë fushatën e Serbisë kundër Kosovës, diplomatët amerikanë kanë bërë të kundërtën.

Në fillim të këtij viti, Grenell njoftoi arritjen e tre marrëveshjeve pozitive për krijimin dhe përmirësimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, shqetësimi mbetet se marrëveshja Grenell-Vucic-Thaçi përfshin shkëmbim territori.

Grenell ka mohuar ndërkohë të ketë një marrëveshje të tille, të paktën në prezencën e tij.

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë kohë palëve të reflektojnë për të arritur një marrëveshje të vërtetë dhe afatgjatë. Kjo marrëveshje do të tregojë dhe dhe nëse presidenti Vuçiç kërkon vërtetë të anëtarësojë vendin e tin në Bashkimin Evropian, apo nëse po luan thjesht bllofin.

Nuk ndodh asgjë të keqe nëse Beogradi dhe Prishtina hyjnë në një dialog të vërtetë – ai që adreson të kaluarën e dhimbshme, si një mënyrë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme. Vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vërtetuar se kjo gjë është plotësisht e mundur.

Por Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, që sëbashku kanë fuqi mbi palët, dhe duhet të përqëndrohen në arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi. Tashmë Uashingtoni dhe Brukseli duhet të vendosin nëse duan një marrëveshje afatshkurtër ose një zgjidhje afatgjatë.


Artikulli i plotë është publikuar në portalin Foreign Policy.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme