Strategjia e Amerikës për të shmangur radhët në dyqane

Nga Exit News
Strategjia e Amerikës për të shmangur radhët në dyqane

Amerika është ndër vendet që ka marrë më pak masa ndaluese për oraret e dyqaneve ushqimore.

Ato lejohen të jenë hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00. Të moshuarit mbi 65 vjeç mund të blejnë që në orën 8 të mëngjesit.

Pjesa më e madhe e marketeve ofrojnë blerje online, pa kosto shtesë.

Kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e kompanive të prodhimit kanë siguruar vazhdimisht njerëzit se furnizimi nuk do të mbarojë dhe ushqime do të ketë.

Këto nuk kanë mjaftuar dhe sërish ka pasur radhë të gjata në dyqanet e ushqimeve.

Radhët dhe dyndja e njerëzve janë rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Shteti i Nju Jorkut, për të zgjidhur këtë problem ka marrë një ndër masat më ekstreme me SHBA dhe ka vendosur që policia të ruajë largësinë mes blerësve në dyqane.

Policia inkurajon qytetarët të njoftojnë nëse shohin dyqan ku njerëzit nuk ruajnë largësinë.

Policëve u janë dhënë të drejta shtesë për të vepruar sipas rastit. Ata mund të gjobisin pronarin e dyqanit, nëse ky nuk kujdeset që blerësit të mbajnë largësinë e duhur. Policët dhe pronarët kufizojnë numrin e blerësve që qëndrojnë njëkohësisht brenda dyqanit.

Gjithashtu, autoritetet e Nju Jorkut i këshillojnë banorët:

— Blerja e ushqimeve duhet bërë një ose dy herë në javë. Ata që kanë mundësi financiare, këshillohet të furnizohen për 2-3 javë.

— Përpiquni të blini ushqime që mund të ruhen gjatë si fruta të thata, vezë, djathë të fortë, konserva, perime dhe fruta të ngrira.

— Ata që punojnë nga shtëpia mund të dalin për pazar në orët me më pak qarkullim.

— Shmangni dyqanet e mëdha dhe zgjidhni dyqanet e vogla afër banesave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>