Strategjia e Francës për daljen nga izolimi

Nga Exit News
Strategjia e Francës për daljen nga izolimi

Franca, vendi i katërt më i prekur në botë nga koronavirusi ka hartuar një plan për daljen nga izolimi dhe ringjalljen e ekonomisë. Qeveria franceze planifikon të dalë pjesërisht nga izolimi më 11 maj, përmes kësaj strategjie:

1 — Hapja e shkollave dhe e disa bizneseve

Më 11 maj do të hapen kopshet dhe shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm. Franca ka parashikuar se çdo klaë do të ketë 30 nxenës, për të respektuar masat e distancimit social. Universitetet do të vazhdojnë ta zhvillojnë mësimin online deri në verë.

Do të kthehen në punë të gjithë punonjësit, me përjashtim të atyre që kanë rrezik të lartë infektimi dhe të moshuarve.

2— Izolimi i të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë

Të moshuarit, personat me sëmundje kronike do të qendrojnë të izoluar edhe përtej 11 majit, sepse ata përbëjnë popullsinë më të rrezikuar ndaj koronavirusit.

Kafet, restorantet, baret, kinematë, teatrot, muzeumet do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura.

3. Vazhdimi i testimeve, gjurmimit dhe masave mbrojtëse

Do të vazhdohet të kryehen testimet, gjurmimet dhe kërkimet për vaksinën. Çdo person i infektuar do të karantinohet. Personat që do të dalin në punë dhe në shkollë do të zbatojnë masat e distancimit social.

Çdokush që do të përdorë transportin urban duhet të mbajë veshur maskë.

4. Qeveria franceze po përpilon planit për krijimine pavarësisë nga Kina.

Presidenti Macron ka thënse se brenda 11 majit do të paraqesë një plan për rindërtimin e agrikulturës, shëndetësisë, industrisë dhe teknologjisë franceze brenda vendit dhe brenda Evropës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>