Strategjia e qeverisë për periudhën vjeshtë – dimër: Shtim i kapaciteteve laboratorike, dyfishim i vaksinave falas për gripin

Nga Exit News
Strategjia e qeverisë për periudhën vjeshtë – dimër: Shtim i kapaciteteve laboratorike, dyfishim i vaksinave falas për gripin

Qeveria ka prezantuar strategjinë për periudhën vjeshtë-dimër për përballimin e situatës së koronavirusit.

Në një deklaratë publike, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi tre shtyllat ku kjo strategji mbështetet.

Fillimisht strategjia fokusohet tek testimi. Duke fuqizuar kapacitetet laboratorike, si nga ana logjistike ashtu nga ajo e personelit, Manastirliu premtoi dyfishim të testimeve ndaj Covid-19.

Shtylla e dytë e strategjisë është ajo e gjurmimit dhe hetimit peidemiologjik. 12 njësi të reja lëvizëse për testimin ndaj koronavirusit  i janë shtuar strukturës së ekipeve shëndetësore në terren.

Strategjia parashikon gjithashtu bashkëpunim me institucionet jo-publike sidomos për testimin e grupeve me rrezikshmëri të lartë, njoftoi Manastirliu.

Shtylla e tretë e kësaj strategjie është parandalimi. Për këtë qeveria ka parashikuar edhe parandalimin e virozës stinore të gripit, duke shumëfishuar vaksinat falas për grupet më të rrezikuara ndaj gripit.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Shqipëri në total janë kryer 45,128 testime dhe se procesi i përzgjehdjes është mbikqyrur nga Organizata Botërore e SHëndetësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>