Studentët e cilësojnë qesharake deklaratën e ministres dhe kërkojnë provime në auditorë

Nga Exit News
Studentët e cilësojnë qesharake deklaratën e ministres dhe kërkojnë provime në auditorë

Lëvizja për Universitetin (LPU) e ka cilësuar “qesharake” deklaratën e ministres së Arsimit Evis Kushi mbi provimet online.

Sipas tyre ministrja duhet të mbante qëndrim mbi tarifat universitare “të cilat as janë ulur as janë hequr” u shprehen ata të enjten në një dekalratë në Facebook.

Mbajtjen e provimeve online, studentët e konsiderojnë si penalizim. Ata sugjerojnë që “për të mos u thelluar më tej ky penalizim”, provimet të kryhen në auditorë.

Deklaratën e ministres, e cila tha se “studentët nuk duhet të penalizohen na mungesat në leksione dhe seminare”, aktivistët dhe studentët e cilësojnë si marrje të “detyrës së burokratëve universitarë”.

“Nëse do të ruhej ajo pak autonomi universitare, ky vendim do të duhej të merrej nga rektorët e të gjithë universiteteve publike, të cilët janë kthyer në marioneta të qeverisë që zbatojnë vendimet e ardhura nga lart”, shkruan LPU.

“Përgjegjësi e Ministrisë duhet të jetë sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e provimeve në klasa dhe anulimi i menjëhershëm i tarifave studentore”, shprehen studentët.

Sipas tyre “vështirësitë e panumërta” që kanë hasur gjatë mësimit online nuk mund të “zhbëhen me një premtim bosh për anulimin e mungesave”.

Në një dalje për median të mërkurën Kushi tha se provimet mund të zhvillohen në auditorë duke respektuar masat anti-Covid. Për nulimin e tarifave ministrja nuk pati një reagim.

LEXO  Rama mungon në darkën e liderëve të Ballkanit me Mogherinin

Reagimet e studentëve mbi mësimin online

Pak kohë më parë LPU denoncoi Rektoratin e Universitetit të Tiranës se po tallet me ta, duke mos i kthyer përgjigje për anulimin e tarifës.

Më herët Lëvizja për Universitetin i ka dërguar një peticion me 8 mijë firma Ministrisë së Arsimit ku kërkonte anulimin e tarifës në kushtet e mësimit online.

Kërkesën e tyre studentët e mbështesin edhe në studime të cilat dëshmojnë se sa efektiv ka qenë mësimi online.

Sipas një studimi të LPU 60% e studentëve shprehen të  pakënaqur për mënyrën se si po zhvillohet mësimi online. Në studim morën pjesë 1570 studentë.

Studimi nxori në pah se 44.5% kanë akses të pjesshëm në internet dhe mbi 70% janë të detyruar t’i ndjekin leksionet përmes telefonit celular.

Ndërkohë të hënën disa studentë të tjerë, pjesë e “Studentët Denoncojnë” i dërguan qeverisë një peticion ku kërkonin rikthimin në auditore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme