Studentët në Kosovë i kanë dërguar një peticion të firmosur online qeverisë, ku kërkojnë rikthimin në auditore, pasi sipas tyre mësimi online nuk është efektiv.
Peticioni është nismë e organizatës studentore “Reforma”, të cilët shprehen se:
“Me nënshkrimin e këtij peticioni ne si individë deklarojmë se dëshirojmë rifillimin e mësimit fizik në Universitet dhe kërkojmë nga organet kompetente që në të njëjtën formë siç janë organizuar kushtet për lehtësimin e masave për shtresat e tjera të shoqërisë, të organizohen edhe për studentët”.
Rektorati i Universiteti të Prishtinën tha se deri në një rekomandim tjetër të IKSHP-së, ligjëratat do të vazhdojnë të mbahen online, kurse praktika dhe provimet në fakultete.
Të hënën edhe disa studentë në Shqipëri i dërguan një peticion qeverisë më të njëjtën kërkesë.
Ndërsa Lëvizja Për Universitetin ka kërkuar anulimin e tarifës, pasi sipas tyre mësimi online nuk ka qenë efektiv dhe studentët nuk e kanë përdorur infrastrukturën universitare.
Për asnjërën nga kërkesat e studentëve nuk ka pasur një reagim nga qeveria shqiptare.