Studentët e Lëvizjes për Universitetin vazhdojnë të jenë shqetësim për Ramën

Studentët e Lëvizjes për Universitetin vazhdojnë të jenë shqetësim për Ramën

Dje gjatë një takimit të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u fol për politikat në arsimin e lartë, dy studente, që mbanin banderolën “Boll i zhvatët studentët”, akuzuan kryeministrin për rritjen e tarifave të arsimit të lartë.

Banderola u gris brenda pak sekondash nga punonjësit e Gardës, të cilët po ashtu nxorrën jashtë me forcë dhe dy studentet. Pas nxjerrjes jashtë të vajzave, Kryeministri Rama i quajit ato “ngelëse”, ndërsa studentët e mbetur në sallë qeshën.

Nxjerrjen me forcë jashtë të dy studentëve e dënoi dhe Partia Demokratike. Deputetja Albana Vokshi, njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe Arsimit, tha se urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe duhen dënuar.

Kjo nuk është hera e parë që studentë të Lëvizjes për Universitetin, që kanë kundërshtuar që prej fillimit reformën në arsim, protestojnë kundër qeverisë Rama dhe reformës në arsim.

Më 2 nëntor 2015, një grup studentësh të “Lëvizjes për Universitetin” qëlluan me vezë makinën e kryeministrit Rama. Tetë studentët u arrestuan dhe më 20 mars 2017, Gjykata Penale e Tiranës i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me dy muaj burg. Si provë materiale për këtë rast, u sekuestruan mbetjet e një kokërr veze.

Më 18 nëntor 2016, Mirela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” hodhi salcë domateje mbi Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, në formë proteste për reformën e arsimit të lartë. Pas ngjarjes ajo u shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës, ku u mbajt për më shumë se 10 orë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>