Studentët e Universitetit të Tiranës do t’i zhvillojnë provimet ‘online’

Nga Exit News
Studentët e Universitetit të Tiranës do t’i zhvillojnë provimet ‘online’

Universiteti i Tiranës po diskuton mundësinë që studentët t’i kryejnë provimet “online” gjatë sezonit të muajit shkurt.

UT ka hartuar një rregullore, e cila është dërguar në fakultete për konsultim dhe pritet të miratohet.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga universiteti.

Vendimi vjen pasi javën e kaluar Komiteti i Ekspertëve vendosi që mësimi do të vazhdojë “online”.

Rregullorja e UT parashikon që  për çdo provim online caktohen dy data të një pas njëshme, për t’i krijuar mundësi provimi studentëve  të cilët  mund të kenë probleme shëndeti, familjare, të qasjes në internet ose të funksionimit të pajisjeve eklektronike.

Sipas rregullores të gjitha punimet elektronike të studentëve regjistrohen nga pedagogët në CD dhe ruhen në departamente.

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi mbajti takim me rektorët e universiteteve publike, ku tha se universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik.

Sipas një sondazhi të zhvilluar në portalin Studentët Denoncojnë mbi 80 për qind kanë kërkuar që auditorët të hapen dhe mësimi të zhvillohen në respektim të masave të udhëzuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ata i kanë dërguar edhe një peticion kryeministrit Rama dhe ministres Kushi për këtë fakt.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se vendimi për të vijuar me mësimin online është marrë pasi ka pasur rritje të rasteve të infektimeve tek të rinjtë.

Ndërkohë grupime të tjera studentësh duke e cilësuar mësimin online si jo efektiv dhe duke shtuar se nuk janë duke e përdorur infrastrukturnën universitare, kanë kërkuar anulim të tarifës.

Sipas një studimi të LPU 60% e studentëve shprehen të  pakënaqur për mënyrën se si po zhvillohet mësimi online.

Ndërkohë një tjetër studim i Qëndresës Qytetare i kryer më 17 dhjetor nxjerr në pah të njëjtën situatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>