Lëvizja për Universitetin ka bërë një aksion para Ministrisë së Arsimit të mërkurën.
Studentë dhe aktivistë të LPU, goditën me bojë godinën e Ministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e ministres Evis Kushi.
Ky aksion vjen pas një denconcimi që kjo lëvizje bëri të martën.
Sipas Lëvizjes Për Universitetin, ministrja Kushi duhet të dorëheriqet pas deklaratës që bëri për adoleshentët protestues.
Ministrja Evis Kushi tha se qeveria do të identifikjojë dhe do të trajtojë psikologjikisht adoleshentët që morën pjesë në protesta. Sipas LPU, kjo deklaratë e ministre është fyerje për të rinjtë.
“Të protestosh nuk është krim, por niveli më i lartë i vetëdijes qytetare. Krim dhe kriminale janë tentativat tuaja për të përndjekur të miturit në shkolla, a thua se nuk ka mjaftuar përzënia e mijëra të rinjve jashtë̈ vendit dhe pamundësimi i arsimimit për shumë të tjerë”, tha Lëvizja për mediat.
Sipas tyre ministrja duhet të japë dorëheqjen, “për fyerjen ndaj të rinjve” dhe “gjithçka që shkon mbrapsht në shkolla”.
Për këto arsye shtuan ata, ministria “meriton të njolloset”.
“Të rinjtë e sotëm kanë nevojë për mundësi ekonomike dhe arsimim të denjë, dhe jo për psikologë të dërguar nga qeveria”, thanë studentët.
Kërkesën për dorëhejen e ministren Lëvizja për Universitetin e bazon në 4 pika:
- Akuza për plagjiaturë të punimit shkencor të doktoraturës
- Dështimi i mësimit online
- Keqmenaxhimi i shkollave në gjendje pandemie
- Deklarata përçmuese
Nuk ka ende një përgjigje nga Ministria pas aksionin të studentëve, por ministrja Kushi reagoi të marten në llogarinë e saj në Facebook pas denoncimit.
“Nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje. Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta”, ka shkruar ministrja Kushi.