Organizata studentore ‘Qëndresa Qytetare’ i ka kërkuar publikisht ministres së re të Arsimit, Evis Kushit, të provojë që artikujt shkencorë, me emrin e saj, nuk janë të kopjuara.
Përmes një proteste, ata i kërkuar Kushit që të përdorë softuerin që ka blerë Ministria e Arsimit për të kryer kontrollin anti-plagjiaturë të punimeve të saj.
Një prej anëtarëve të Qendresës Qytetare, Migen Qeraxhi, u shpreh:
“Dy artikujt shkencorë të ministres së Arsimit janë vënë përpara pikëpyetjes për përmbajtje plagjiaturë. Njëra prej tyre është denoncuar se përmbante deri në 90 për qind të plagjiaturës, edhe shifrat i përkisnin një kontinenti tjetër.
Ne e sfidojmë ministren që të përdorë softuerin që ka marrë në dispozicion, që e ka blerë Ministria e Arsimit për të kryer kontrollin anti-plagjiaturë.”
Akuzat për plagjiaturë u ngritën nga Evis Kushit, pak javë më parë, ditën kur ajo u emërua ministre e Arsimit.
Deri më tani ajo nuk ka bërë asnjë reagim publik ndaj këtyrë akuzave.