Pasi grupe studentësh kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, sot studentët do të protestojnë përpara Kuvendit, ku dhe do të zhvillohet seanca e radhës plenare.
Si gjatë dhjetë ditëve të fundit, studentët kanë nisur marshimin nga fakultetet e ndryshme, për tu bashkuar të gjithë tek Kuvendi. Edhe sot protesta do të jetë paqësore, siç lajmërojnë student në njoftim:
“Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur.”
Megjithë lajmërimin për njëprotestë paqësore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe qindra forca policore janë vendosur përpara Kuvendit për të krijuar një kordon sigurie.