Studentë të Universitetit të Tiranës po protestestojnë sot, përpara Universitetit të Shkencave Sociale, kundër ligjit të arsimit të lartë.
Rreth 100 studentë janë vendosur në hyrjen e godinës. Ata kanë mbyllur dyert e Universitetit me zinxhira, duke bllokuar zhvillimin e mësimit.
Protesta e studentëve lidhet me kundërshtitë e tyre ndaj ligjit për arsimin e lartë. Studentët nisën protestat kundër qeverisë në momentin kur u prezantua ligji për arsimin e lartë në Kuvend dhe vazhdojnë deri më sot. Qeveria nuk reflektoi në ligj pretendimet e studentëve dhe pedagogëve, duke e miratuar ligjin pa asnjë ndryshim.