Studentët Shqiptarë në Torino bëjnë “kurban” Kurbanin e Ramës

Studentët Shqiptarë në Torino bëjnë “kurban” Kurbanin e Ramës

Ndërsa në Shqipëri ka plasur një tjetër skandal, me një tjetër Ministër të Brenshëm, por përsëri i lidhur me trafikun e drogës dhe me Italinë, Kryeministri Rama kishte zhjedhur të paraqiste në Torino të Italisë botimin në italisht të librit të tij Kurban, një libër pa ndonjë vlerë, por që kryeministri e ka shëtitur nga Stambolli, në Beograd e tani në Torino.

Por ceremonia në Torino, e organizuar nga një mbështetës i Partisë Socialiste në Italia, i ka dalë jashtë parashikimit Kryeministrit duke mos i dhënë mundësinë të marrë i qetë pozicionin e mendimtarit, artistit dhe politikanit të veçantë, pasi një grup studentësh shqiptarë në Torino e kanë ballafaquar atë me realitetin e qeverisjes së tij.

Ata kanë marrë pjesë në sallën ku prezantohej libri duke mbajtur në duar pankrata me fotografi të takimeve të ish-Ministrit Tahiri dhe Ministrit Xhafaj me, përkatësisht, Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Brendshëm Italian, me mbishkrime që vinin në dukje akuzat për lidhje me trafikun e drogës ndaj Tahirit dhe Xhafajt.

Në një prej pankartave që mbaheshin në dorë nga studentët ishte ajo me shkrimin: Edi Rama: intelektualë në Europë, diktator në Shqipëri.

Kryeministri Rama i pranishëm në sallë është munduar ta kalojë situatën duke i quajtur studentët kundërshtatorë politikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>