Studentët u nxorrën nga konviktet pa njoftim, UKS kërkon transparencë për planin e qeverisë

Nga Exit News
Studentët u nxorrën nga konviktet pa njoftim, UKS kërkon transparencë për planin e qeverisë

Unioni i Këshillave Studentore (UKS) denoncon se studentët po nxirren jashtë nga konviktet në Qytetin Studenti pa pasur një njoftim paraprak ndërkohë që theksojnë se nuk ka transparencë për planin e strehimit të qytetarëve afganë në Qytetin Studenti.

Katër ditë pasi qeveria tregoi se kishte pranuar të strehonte disa qindra qytetarë afganë nuk është bërë ende publik një plan se ku ata do të vendosen dhe sa do të jenë.

Bisedimet për pritjen e afganëve që rrezikohen nga talibanët kanë nisur së paku një muaj më parë sipas kryeministrit Rama megjithatë përgatitjet për strehimin e tyre kanë nisur të hënën ndërsa grupi i parë i tyre pritet të mbërrijë të mërkurën.

Afganët do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti deri në shtator dhe më pas do të zhvendosen në disa hotele në Durrës sipas kryebashkiakut Veliaj.

Studentët që qëndrojnë në konvikte janë njoftuar këtë javë që të lirojnë dhomat nga kujdestarët e konvikteve pa asnjë shkresë zyrtare, sipas UKS.

Në një deklaratë publike Unioni pranon mikpritjen e qytetarëve afganë por kërkon që të bëhet transparent plani për strehimin e tyre pasi pak ditë i ndajnë studentët nga sezoni i provimeve të vjeshtës ndërkohë ata ende nuk kanë informacion se ku do të strehohen.

“Ne kërkojmë Bashkia e Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sportit që sa më parë të vendosë në dijeni të gjithë studentët për situatën dhe të bëjë transparent planin apo mënyrën me të cilën do të menaxhohet situata afatgjatë në konviktet në Qytetin Studenti”, thuhet në deklaratën e UKS.

UKS

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>