Efikasiteti i vaksinës së Pfizer kundër Covid-19 bie nga 96% në 84% gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, sipas një studimi të publikuar të mërkurën.
Sipas studimit të financuar nga vetë kompania Pfizer dhe BioNTech efikasiteti i vaksinës në parandalimin e infektimit me Covid-19 ulet me një mesatare prej 6% çdo dy muaj pas dozës së dytë.
Vaksina e kompanisë Moderna rezulton 90% efikase kundër simptomave të Covid-19 dhe 95% efikase kundër simptomave të rënda pas gjashtë muajsh, sipas të dhënave të publikuara nga kompania në muajn prill.
Studimi për vaksinën e Pfizer nuk del në përfundime nëse vaksina është më pak efektive kundër variantit Delta.
Shefi i kërkimit dhe zhvillimit të kompanisë farmaceutike është shprehur se gjetjet sugjerojnë nevojën për një dozë të tretë, e cila do të zgjasë mbrojtjen ndaj COVID-19 më gjatë se doza e dytë.