Studimi i Kombeve të Bashkuara: Shitjet online pësuan rritje të madhe në 2020

Nga Exit News
Studimi i Kombeve të Bashkuara: Shitjet online pësuan rritje të madhe në 2020

Një studim i kryer nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) zbuloi se shitjet në internet përbënin gati një të pestën e xhiros të shitjeve të dyqaneve me pakicë në shtatë vendet e industrializuara të botës, në vitin 2020.

Pandemia COVID-19, mbyllja e dyqaneve dhe bllokimet e vendosura vitin e kaluar ishin përgjegjëse për rritjen. Shitjet në internet përbënin 19% të shitjeve të përgjithshme me pakicë në vitin 2020, në krahasim me 16% në vitin 2019, bazuar në një sondazh të kryer në vendet me ekonomitë e mëdha, sipas DW.

“Megjithëse do të duhet pak kohë për të marrë pasqyrën e plotë të ndikimit të COVID-19 në tregtinë elektronike, shifrat e ekonomisë tregojnë rritjen e fortë të tregtisë elektronike në vitin 2020”, tha studimi.

Studimi përfshiu vendet: Australia, Britania, Kanada, Kina, Singapori, Koreja e Jugut dhe SHBA-të. Këto vende përbëjnë rreth dy të tretat e tregtisë online në të gjithë botën.

Shitjet në internet u rritën me 59% në Australi, 46.7% në Britani, 32.4% në SHBA dhe 14.6% në Kinë.

Qarkullimi u rrit me 22.4% në vitin 2020, ose në 2.5 trilionë dollarë, duke u rritur me rreth 15% në krahasim me 2018 dhe 2019.

Kompanitë online më të mëdha ishin Amazon, Alibaba në Kinë dhe Jumia, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet në Afrikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>