Studimi i Komitetit të Helsinkit: Të paraburgosurve ju shkelen të drejtat e njeriut

Nga Exit News
Studimi i Komitetit të Helsinkit: Të paraburgosurve ju shkelen të drejtat e njeriut

Përdorimi i shumtë i masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe shkelja e të drejtat e njeriut gjatë qëndrimit në burg, janë gjetjet kryesore të studimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

KShH raporton se monitorimet e kryera gjatë këtyre viteve janë vërejtur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tilla si keqtrajtime fizike ose psikologjike në momentet e arrestimit në flagrancë, të ndalimit, të shoqërimit apo gjatë marrjes në pyetje në organet e policisë etj.

Në kundërshtim me standartet ndërkombëtare, që kërkojnë përdorimin e masës së sigurisë, arrest me burg, kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, institucionet e drejtësisë në Shqipëri e përdorin atë gjerësisht. Deri në janar të 2019 janë 2268 persona ose 40.6% të paraburgosur dhe  3033 persona ose 54.3% janë të dënuar.

KShH evidenton se mbajtja e një të paraburgosuri ka një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit. Të dhënat tregojnë se kostoja ditore e shpenzimeve për mbajtjen e një të paraburgosuri gjatë vitit 2019 është 2,910 Lek të reja. Kostoja totale financiare në buxhetin e shtetit, për akomodimin e personave të paraburgosur në vendin tonë për vitin 2019, është  rreth 2.29 miliard Lek (të reja).

Studimi evidenton se se një pjesë e individëve të paraburgosur i përkasin grupeve në nevojë, të cilat përballen me vështirësi të shumta të natyrës sociale-ekonomike. Një pjesë e këtyre indivdëve janë paraburgosur për vepra penale që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>