Një studim i ri britanik tregoi se vaksina e koronavirusit BioNTech/Pfizer e humb mbrojtjen me kalimin e kohës – një gjetje e cila mbështetë vendimet e qeverive për të ofruar doza përforcuese për popullatat e tyre, sipas Politico.eu.
Vaksina BioNTech/Pfizer fillimisht ofron mbrojtje më të mirë sesa vaksina e Oxford/AstraZeneca, duke parandaluar deri në 85 përqind të infeksioneve dy javë pas vaksinës së dytë.
Por efikasiteti i mRNA-së zvogëlohet më shpejt, duke rënë në 75 përqind pas 90 ditësh, sipas një parashkrimi të studimit të kryer nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët.
Vaksina e Oxford/AstraZeneca, nga ana tjetër, është 68 përqind efektive në parandalimin e të gjitha rasteve të COVID-19 dy javë pas vaksinës së dytë, e cila zvogëlohet në 61 përqind pas tre muajsh.
Bazuar në modelimin e Oksfordit, “pas rreth katër deri në pesë muaj, të dy vaksinat do të ishin të ngjashme” në mbrojtjne e ofruar, tha Sarah Walker, një profesoreshë e statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, e cila është edhe vlerësuesja kryesore për Anketën Kombëtare të Infeksionit COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi i Oksfordit shikoi infeksionet pasi mori 2.5 milion teste nga fillimi i dhjetorit deri në gusht. Autorët e tij u theksuan gazetarëve të Mërkurën se të dy vaksinat janë shumë efektive kundër variantit Delta – edhe nëse efikasiteti i vaksina BioNTech/Pfizer zvogëlohet më shpejt.