Studimi i ri gjerman: Higjenizuesit e gojës ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19

Nga Exit News
Studimi i ri gjerman: Higjenizuesit e gojës ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19

Një ekip gjerman virologjistësh në Universitetin Ruhr Bochum ka gjetur se përdorimi i shplarësve higjenizues të gojës ulin përhapjen dhe ngarkesën virusale të Covid-19.

Përdorimi i higjenizuesit të gojës ul ngarkesën virusale tek personi i infektuar

Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën mjekësore të sëmundjeve ngjitëse, tregojnë se higjenizuesit e gojës ulin ngarkesën virusale në gojë dhe në grykë, duke ulur kështu edhe rrezikun e përhapjes së infektimit.

Ekipi gjerman përdori 8 lloje të ndryshme higjenizuesish me përbërës të ndryshëm, të cilët mund të blihen në farmaci ose në çdo dyqan në Gjermani.

Higjenizuesi u mbajt në gojë për 30 sekonda, në formën e gargareve. Për të përcaktuar sasinë e virusit, kërkuesit përdorën një lloj qelize (Vero E6 qeliza), të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj Covid-19.

Të gjithë higjenizuesit e gojës kanë treguar se ulin ngarkesën e virusit në gojë

Në të gjitha testimet, kërkuesit gjetën ulje të ngarkesës virusale. Madje përdorimi tre herë në ditë i higjenizuesit në 30 sekondat e para e ulte ne zero praninë e virusit.

Produktet më të suksesshme ishin: Listerine Cool Mint, Iso-Betadine dhe Dequonal.
Higjenizuesit e tjerë të testuar ishin: Dynexidin Forte, Octenident, ProntOral, Cavex Oral Pre Rinse dhe Chlorhexamed Forte.

Kërkuesit theksojnë se higjenizuesi i gojës nuk është trajtim për Covid-19.

“Gargaret me higjenizues të gojës ulin shumimin e virusit, por nuk të shërojnë nga Covid-19”, tha kërkuesi kryesor Toni Champion .

Rezultatet e studimit do të kontrollohen në përdorimet klinike

Efektiviteti i përdorimit të higjenizuesit të gojës kundër Covid-19 duhet të konfirmohet nga praktika klinike. Ekipi gjerman tani po i teston gjetjet në klinikë me pacientë të shtruar.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe kërkuesit në SHBA.

Këto gjetje u mbështetësn edhe nga kërkues të tjerë në Gjermani

Professor Klaus-Dieter Zastrow i Institutit të Higjenës në Berlin i këshillon personat me test Covid-19 pozitiv, që krahas ilaçeve të përdorim edhe higjenizuesin e gojës për të ulur ngarkesën virusale në trup dhe ndaluar përhapjen tek të tjerët.

“Higjenizuesit e gojës kanë vrarë viruset, bakteriet dhe mykun, përfshirë edhe koronavirus”, tha profesori Zastrow, për gazetën Bild.

Prof. Zastrow tha se “ne i rekomandojmë pacientët me test pozitiv të koronavirusit të përdorim higjenizues goje në shtëpi për 8 ditë. Shumë e kanë ndjekur këshillën tonë. Dhe askush prej tyre nuk ka pasur rëndim të simptomave”.

Ekspertja e higjenës në Asklepios Kliniken u shpreh e bindur për efektn e higjenizuesve të gojës në luftën kundër koronavirusit.

“Në princip, dezinfektueit e gojës, që shiten në treg janë të provuar se vrasin viruset, përfshirë edhe virusin e ri të kornoavirusit”, tha Dr. Susanne Hugget.

Ajo e bëri të qartë që vetëm përdorimi i higjenizuesit nuk kuron virusi:

“Çdo kush që beson se vetëm me një higjenizues do të kurojë virusin gabohet. Mbetjet e virusit në trup mund të shumohen shumë shpejt, nëse nuk përdoret mjekimi i mjekut”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>