Gati çdokush që ka kaluar virusin — pavarësisht moshës, gjinisë, ose seriozitetit të sëmundjes — prodhon antitrupa. Kjo është gjetja shpresedhënëse e një studimi të ri në SHBA.
Studimi ende nuk është vlerësuar nga ekspertët, tregon se personat që kanë kaluar virusin mund të kthehen të sigurtë në punë — pavarësisht se është e paqartë se sa gjatë vazhdon mbrojtja.
Antitrupa janë molekula immune tëprodhuara nga trupi për të luftuar sëmundjet. Prania e antitrupave në gjak ofrojnë një lloj sigurie kundër viruseve.
Studimi i ri bazohet në një test të zhvilluar nga Floria Krammes, një virologjist në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, një nga 20 shkollat më të mira kërkimore në SHBA. Testi, në krahasim me testet e tjera ka vetëm 1 për qind shans të prodhojë rezultate negative.
Deri më tani, ky është studimi më i madh i kryer për praninë e antitrupave me 1, 343 njerëz të studiuar në Neë York.
Studimi tregon se numri i antitrupave nuk varet nga mosha, gjinia, raca, apo serioziteti i infektimit.
Të kesh antitrupa nuk është njësoj si të kesh imunitet ndaj virusit. Por në një studim të mëparshëm grupi i studiuese ka treguar se niveli i antiturpave është i lidhur me aftësinë për të çarmatosur virusin, kyçi i imunitetit.
“Tregon se pjesa më e madhe e njerëzve zhvillon antitrupa, dhe ka një lidhje të fortë midis antitrupave dje aftësisë për të neutralizura virusin”, tha Doktor Rasmussen.
Kërkuesit në Mount Sinai kanë testuar njerëz që në mënyrë vullnetare kanë pranuar të dhurojnë plazmën e tyre, për të nxjerr antitrupa. Në projekt janë regjistruar 15 mijë persona deri më tani.
Këto janë rezultatet e grupit të parë të dhuruesve. Vetëm 3 për qind e personave që janë studiuar kanë qënë në renimacion, të tjerët kanë pasur simptoma të lehta ose të mesme.
Projekti ka numrin më të lartë të personave me simptoma të lehta, pa simptoma , ose të mesme deri më tani.
Disa nga gjetjet e tjera të rëndësishme të studimit janë: për të testuar për antitrupa është të paktën tre javë pas zhdukjes së simptomave; vetëm 20 për qind e personave në Neë York ishin sëmurë me koronavirus; dhe testi PCR mund të dalë pozitiv edhe 28 ditë pas infektimit.