Studimi në Itali: Vaksinimi ka ulur me 80% infektimet me COVID-19

Nga Exit News
Studimi në Itali: Vaksinimi ka ulur me 80% infektimet me COVID-19

Vaksinimi në Itali ka ulur me 80% rastet e infektimit me COVID-19 dhe me 95% vdekjet, sipas një studimi të kryer nga Insituti Kombëtar Italian i Shëndetit, raporton ANSA.

Studimi ka marrë në shqyrtim të dhënat nga 13.7 milionë të vaksinuarve në Itali që nga data 27 dhjetor deri më 3 maj.

Të dhënat treguan se pavarësisht nga gjinia dhe mosha rreziku i infeksionit u zvogëlua gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së parë. Ato tregojnë gjithashtu se ka 90% më pak shtrime në spitale si pasojë e COVID-19.

Të dhënat tregojnë se 95% e njerëzve të vaksinuar me vaksinat Pfizer ose Moderna kanë marrë të dyja dozat ndërsa nga ata të vaksinuar me AstraZeneca asnjë nuk ka marrë dozën e dytë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>