Studiuesi Çeka: 75% e qytetarëve duan listat e hapura

Nga Exit News
Studiuesi Çeka: 75% e qytetarëve duan listat e hapura

“Qytetarët duan të zgjedhin individin. Kam realizuar studime kombëtare. 75 për qind e qytetarëve shqiptarë preferojnë të votojnë individin se sa partinë.”

Kështu deklaroi studiuesi i sistemeve zgjedhore Blendi Çeka në emisionin ‘Me Pak Fjalë’, mbrëmjen e së enjtes.

Çeka shpjegoi se kjo do të thotë që qytetari do të ketë zë në përzgjedhje, do të ketë afërsi gjeografike, personale pra kërkon që përfaquesi të jetë nga zona e tij dhe të ketë ndërveprim me të.

Por Zoti Çeka shpjegoi se dhe në listat 100 për qind të hapura, lista që i jep më shumë rëndësi votës së qytetarëve, jo të gjithë këto kritere plotësohen:

“Listat e hapura përmbushin kriterin e parë, por jo dy kriteret e tjera sepse është shumë e vështirë që një deputet, me vota të shpërndara, të përfaqësojë gjithë qarkun.

Në Tiranë, një deputet mund të marrë preference në dy tre zona, por a mund të thuhet se ai deputet përfaqëson gjithë qarkun me qindra mijëra banorë?”

Sipas tij, ‘pritshëmria që kemi ne si qytetarë se këta do të jenë deputetët tanë, nuk besoj se do të realizohet në zgjedhjet e 2021-it.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>