Studiuesi Çeka: Ndryshimi i sistemit i nxituar, parlamenti i ardhshëm do zhgënjejë qytetarët

Nga Exit News
Studiuesi Çeka: Ndryshimi i sistemit i nxituar, parlamenti i ardhshëm do zhgënjejë qytetarët

Blendi Çeka, profesor dhe një ndër studiuesit kryeosorë të sistemeve zgjedhore në vend, komentoi në emisionin ‘Me Pak Fjalë’ propozimet e partive për listat e kandidatëve për deputetë.

Duke biseduar me Neritan Sejaminin, Çeka e quajti ‘të nxituar në tërësi’ diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sipas tij, ky diskutim duhet të kishte nisur shumë kohë më parë dhe në të duhet të ishin përfshirë studiues e ekspertë, e veçanërisht të ishin studiuar më mirë të gjitha modelet e mundshme duke parw dhe shtetet e tjera.

Çeka shpjegoi me pak fjalë problemet kryesore të dy modeleve të propozuara nga PS dhe opozita, PD e LSI:

“Janë listat fleksibël që pak a shumë është propozimi që vjen nga Partia Socialiste, ku kanë zë paria dhe qytetarët, në teori.

Në praktikë, nga vendet që e përdorin këtë model, probabiliteti është jashtëzakonisht shumë i ulët që një kandidat edhe pse mund të ketë vota, të ndryshojë radhën e partisë.

Ndërsa propozimi që jep Partia Demokratike është me lista të hapura ku tërësisht renditjen e kandidatëve e ofrojnë qytetarët.

Një problem që mund të ketë është fakti që qytetari ka një zgjedhje dhe përmasat e rajoneve janë të ndryshme.

Në modelet e listave të hapura, është se mbizotërojnë personat shumë politikë, që mund të jenë drejtuesit e partisë dhe me raste, personat shumë të fuqishëm lokalisht.”

Çeka parashikoi se me të dy modelet, përbërja e parlamentit nga zgjedhjet e 2021-it mund të jetë zhgënjyese për qytetarët:

“Nesër ne parlament qytetarët do të kenë një lloj zhgënjim sepse nëse zbatohet formula e PS-së do të ketë me gjasa 1 ose 2 deputetë që mund të ndryshojnë radhitjen e partisë, ndërsa me formulën e PD-së do të kemi superdeputetë që janë zgedhur me 60-70 mijë vota dhe gati gjysëmn e parlamentit të zgjedhur me 500-600 vota.”

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme