Studiuesi Van Gerven Oei: asnjë ndryshim konkret për shqiptarët

Nga Exit News
Studiuesi Van Gerven Oei: asnjë ndryshim konkret për shqiptarët

Vincent van Gerven Oei, studies e filolog, deklaroi, të enjten, se përmirësimi i jetës së shqiptarëve mund të vijë vetëm nga brenda vendit, dhe se ndërkombëtarët nuk mund të luajnë një rol shumë të madh në të.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Me Pak Fjalë’ të Neritan Sejaminit, në Euronews Albania, Van Gerven Oei theksoi se raportet pozitive e të sheqerosura të Komisionit Europian apo dhe hapja e plotë e negociatava me BE-në nuk ndryshojnë asnjë konkretisht në jetën e tyre:

“Hapja e negociatave nuk do të ndryshojë asgjë konkretisht në jetën e tyre, të paktën në fazën e parë. Realiteti është që vetëm shqiptarët mund ta ndryshojnë kushtet e jetesës së shqiptarëve. Por fakti është që qeveria është totalisht e paaftë, edhe opozita është totalisht e paaftë.”

Duke komentuar raportin e përparimit të KE-së, Vincent van Gerven Oei tha se ai nuk solli asnjë risi, ‘është i sheqerosur si raportet e tjera para tij’.

Mëgjithatë sipas tij, konteksti gjeo-politik ka ndryshuar:

“Kemi parë në vitet e fundit që ka patur shumë pak përmirësime në Shqipëri, nga ana e shtetit ligjor, demokracisë. Por ka patur një përkeqësim të qartë brenda europës. Nëse shohim Hungarinë, Polonin, Bullgarinë kanë patur problem serioze me shtetin ligjor, me regjime mafioze, me lirinë e medias.

Procesi i integrimit ka qene gjithmon që BE-ja dhe Shqipëria të afrohen. Mesa duket Bashkimi Europian i është afruar pak Shqipërisë dhe procesi mund të fillojë.”

Hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, studiuesi holandez e quajti ‘një nevojë të qartë gjeopolitike të Bashkimi Europian’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>