
Erërat e forta gjatë së dielës shkaktuan 5 të lënduar dhe probleme të shumta në Tiranë.
Pas një stuhie që përfshiu zonën perëndimore të vendit, me erëra mbi 70 kilometra në orë, sende të forta u rrëzuan nga pallatet e kryeqytetit ndërsa dhjetëra pemë bllokuan qarkullimin në disa rrugë kryesore.

Rrëzime pemësh pati në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Pallatit të Kongreseve, Presidencës dhe Kryeministrisë.

Në qendër, stuhia shkatërroi fshatin e festave. Strehat e shtëpizave të krishtlindjes u dëmtuan ndërsa pema e vitit të ri u rrëzua.
Probleme të ngjashme u shfaqën edhe në rrugë të tjera, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën 5 të lënduar prej sendeve të rëna nga lartësitë.

Në këtë situatë të rëndë, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangnin lëvizjet nëpër rrugë, anës pemëve, shtyllave dhe pallateve të larta.

