5 të lënduar në Tiranë nga stuhia e së dielës

Nga Redaksia
5 të lënduar në Tiranë nga stuhia e së dielës

Erërat e forta gjatë së dielës shkaktuan 5 të lënduar dhe probleme të shumta në Tiranë.

Pas një stuhie që përfshiu zonën perëndimore të vendit, me erëra mbi 70 kilometra në orë, sende të forta u rrëzuan nga pallatet e kryeqytetit ndërsa dhjetëra pemë bllokuan qarkullimin në disa rrugë kryesore.

Pemë të rrëzuara pranë Kryeministrisë dhe Pallatit të Kongreseve.

Rrëzime pemësh pati në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Pallatit të Kongreseve, Presidencës dhe Kryeministrisë.

Pemë e rrëzuar pranë Pallatit të Kongreseve.

Në qendër, stuhia shkatërroi fshatin e festave. Strehat e shtëpizave të krishtlindjes u dëmtuan ndërsa pema e vitit të ri u rrëzua.

Probleme të ngjashme u shfaqën edhe në rrugë të tjera, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën 5 të lënduar prej sendeve të rëna nga lartësitë.

Depozitë e rrëzuar nga një pallat në Komunën e Parisit.

Në këtë situatë të rëndë, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangnin lëvizjet nëpër rrugë, anës pemëve, shtyllave dhe pallateve të larta.

Pemë e rrëzuar në trotuar.
Pemë e rrëzuar në trotuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>