3 shqiptarë të vrarë në sulmin me armë në Mynih të Gjermanisë

3 shqiptarë të vrarë në sulmin me armë në Mynih të Gjermanisë

Nentë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm masiv me armë në Mynih të Gjermanisë, të premten pasdite, ora lokale. Ndër to janë edhe tre të rinj shqiptarë të Kosovës. Personat e përfshirë në këtë masakër janë të moshës 13 deri në 45 vjeç.

Një person, me origjinë gjermano-iraniane, i moshës18 vjeç, hapi zjarr me armë brenda një restoranti MacDonalds. Ai qëlloi mbi ta me një armë gjysëm automatike, nga çatia e një parkimi pranë një qendre tregtare.

Personi që kreu sulmin vrau veten pak orë pas sulmit.

Policia njoftoi se ende nuk dihet motivi. Sulmi mund të jetë i lidhur me problemet mendore të personit që hapi zjarr.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>