Sulm terrorist në Londër, 18 të plagosur

Sulm terrorist në Londër, 18 të plagosur

Të paktën 18 persona janë plagosur mesditën e sotme si pasojë e një shpërthimi në një tren nëntokësor në Londër.

Ngjarja po trajtohet si sulm terrorist nga policia e Londrës, e cila konfirmon së shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Media raporton se asnjë prej të plagosurve nuk është në gjendje kërcënuese për jetën.

Ekspertët shprehen se nga shqyrtimi i mjetit shpërthyes, duket se autori ka qenë amator, që mund të mos ketë pasur lidhje me organizata terroriste. Këto lloj sulmesh janë veçarisht të vështira për tu gjurmuar paraprakisht shprehen ekspertët.

Një ish oficer tha se sulmi duket se po ndjek modelin e disa sulmeve të mëparshme, të dështuara.

Policia e Londrës është vënë në lëvizje pasi dyshohet për një tjetër tentativë për sulm në një tjetër tren.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>