Sulmet në Paris – Çfarë dimë

Sulmet e të premtes në mbrëmje janë ngjarja më e rëndë terroriste në historinë e Francës. Ndërsa detajet e sulmeve po mësohen në vazhdimësi, deri tani dihet që:

  • Sulmet u realizuan nga tre grupe të koordinuara terroristësh për llogari të Shtetit Islamik.
  • Deri tani janë konfirmuar 129 persona të vrarë dhe 352 të plagosur, mes të cilëve 99 në gjendje kritike për jetën.
  • Sulmet ndodhën në një interval afërsisht 3 orë, nga ora 21:2o e të premtes në mbrëmje deri 20 minuta pas mesnate të shtunën.
  • Sulmet ndodhën në gjashtë vende të ndryshme, kryesisht në zonën qëndrore të Parisit.
  • Sulmet filluan me vetëhedhjen në erë të dy terroristëve pranë njërës prej hyrjeve të stadiumit Stade de France, ndërsa në stadium luhej një ndeshje miqësore mes Francës dhe Gjermanisë.
  • Sulmi më i përgjakshëm qe ai në sallën e koncerteve Bataclan ku tre terroristë ekzekutuan me armë 89 persona.
  • Tetë terroristë janë vrarë, njëri prej policisë, ndërsa shtatë kanë hedhur veten në erë në akte kamikaze.
  • Njëri prej terroristëve ishte i moshës 15 vjeçare. Një nga terroristët që sulmuan Sallën Bataclar ishte i njohur që më parë dhe i konsideruar i rrezikshëm nga shërbimet franceze të sigurisë. Njërit prej terroristëve të vrarë i është gjetur me vete një pashaportë sirianë dhe mendohet se ka ardhur në Francë nga Siria para pak javësh.
  • Nuk dihet ende nëse ka terroristë të tjerë që kanë mundur të largohen pas sulmeve, por hetime instensive janë duke u zhvilluar në një sërë qytetesh europiane. Autoritetet policore respektive kanë bërë ndërkohë arrestime në Belgjikë dhe Gjermani të disa personave të dyshuar për lidhje me terroristët që morën pjesë në sulme.
  • Terroristët e indentifikuar janë : Ahmed Almuhamed, 25 vjec, në trupin e të cilit u gjend një pashaportë siriane; dhe framcezi Omar Ismaël Mostefai , 29 vjec

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>