Sulmi me armë ndaj Arjan Ndojit/ Policia arreston autorin e dyshuar

Sulmi me armë ndaj Arjan Ndojit/ Policia arreston autorin e dyshuar

Policia arrestoi sot Redjan Rrajën, i dyshuar si autori i sulmit me armë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit, javën e kaluar në Shkozet.

Policia e identifikoi Rrajën në bazë të shenjave të gishtave të gjetura në makinën e përdorur për kryerjen e sulmit.

Klodiana Lala, shprehet për Balkanweb, se Redjan Rraja dyshohet se është ekzekutori i atentatit.

Redjan Rraja sëbashku me Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist Rraja ishin ndër 4 personat e denocuar nga polici i Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu për marrje me forcë dhe dhunim ndaj Xhensila Malokut, në Fushë-Krujë, në 2018.

Redjan Rraja u dënua me 8 muaj burg për pengim të drejtësisë në zbulimin e autorëve të vrasjes së Elton Çiços. Redjan Rraja ishte i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit u ekzekutua. Prokurori dyshoi atëherë se Rraja i kishte treguar vrasësve veprimet e Elton Çiços.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>