Policia arrestoi sot një tjetër të dyshuar si autori i sulmit me armë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit, në nëtor 2019, në Shkozet.
Deri më tani, gjykata ka dënuar Redjan Rrajën një nga autorët e plagosjes.
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u plagos më 1 nentor në një atentat me armë ndaj tij, të ktyer nga persona ende të panjohur. Sulmi ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa ai udhëtonte si pasagjer në një makinë në mbikalimin e Shkozetit në autostradë Tiranë-Durrës.
Në makinë bashkë me të udhëtonin edhe Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu me emrin Landi Muharremi, dhe Andi Maloku, ne rolin e shoferit, i cili humbi jetën.
Sulmi ndaj Ndojës u bë nga persona që udhëtonin ne dy makina që e kishin ndjekur. Më vonë gjatë mbrëmjes, policia gjeti rreth 25 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Shkafanë të Ishmit, një nga automjetet e dyshuara se u përdorën në atentat. Brenda makinës u gjetën dy kallashnikovë dhe dy maska. Makina tip Benz kishte targa të vjedhura në Tiranë.