Sulmi me vezë ndaj Ramës — Gjykata e Apelit nuk pranon ankimin e studentëve

Sulmi me vezë ndaj Ramës — Gjykata e Apelit nuk pranon ankimin e studentëve

Gjykata e Apelit nuk e pranoi ankimin e tetë studentëve që goditën me vezë Kryeministrin Rama në 2015-ën. Gjykata e Apelit u shpreh se studentët nuk kishin respektuar afatet kohore për ankimin, ndaj kërkesa e tyre nuk u pranua.

Studentët, në mars 2017, u dënuan nga Gjykata Penale e Tiranës me dy muaj burg ose 60 orë punë në komunitet. Ato u akuzuan për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Studentët e “Lëvizjes për Universitetin”, në shenjë proteste për ligjin e arsimit të lartë, qëlluan me vezë makinën e Kryeministrit Rama në nëntor të vitit 2015.

Gjatë seancave gjyqësore, drejtuar nga gjykatësi Arben Micko, Kryeministri Rama nuk ka dëshmuar asnjëherë.

Vendimi i gjykatës u mbështet mbi këto përfundime të hetimeve:

  • Punonjësit e policisë, të cilët ishin në vendngjarje, nuk arritën të identifikojnë, të paktën një student, si autor të pretenduar se ka goditur me vezë.
  • Si provë materiale u sekuestruan mbetjet e një kokërr veze, ndërkohë që nën akuzën e goditjes u përfshinë tre studentë.
  • Katër prej dëshmitarëve të akuzës, pjesë e efektivëve të policisë së rendit, nënshkruan dëshmi të njëjta.
  • Forcat e policisë ushtruan kontroll të paautorizuar në banesat e studentëve dhe, sipas një akt-ekspertize, mbi disa prej tyre u ushtrua dhunë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>