Ditën e mërkurë rreth mesditës në Londër, katër persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist në rrethimin e godinës së Parlamentit.
Sulmuesi i armatosur me dy thika hyri brenda rrethimit. Ai vrau një oficer policie përpara se policia të qëllonte mbi të.
Çfarë dihet deri më tani:
Ky është sulmi i dytë brenda një dite në Londër;
Herët në mëngjes një makinë doli jashtë korsisë në Urën Westminister, ura mbi Lumin Tamiz afër Parlamentit, dhe hyri në korsinë e këmbësoreve me qëllimin për t’i shtypur. Sipas Shërbimit Ambulator të Londrës të paktën 10 veta u plagosën në urën Westministër;
Në mesditë, një sulmues i vetëm i armatosur me dy thika hyri në rrethimin e godinës së Parlamentit;
Sulmuesi u ndal nga policia përpara se ai të mund të hynte brenda godinës së Parlamentit. Sulmuesi, përpara se të qëllohej nga policia, vrau me thikë një oficer policie;
Policia e Londrës konfirmoi se pesë persona përfshirë edhe sulmuesin u vranë në këtë sulm. Të paktën 40 persona u plagosën. Ndër të plagosurit ishin të paktën tre adoleshentë francezë në moshë shkolle;
Asnjë anëtarë i Parlamentit nuk u lëndua. Pas sulmit, Kryeministrja Tereza May u dërgua në një vend të sigurtë dhe godina u mbyll;
Policia deklaroi se e di indentitetin e sulmuesit dhe po punon për identifikimin e çdo bashkëpunëtori. Mendohet se sulmuesi është i lidhur me terrorizmin islamik;
Forca të shumta policie ndodhen në zonat rreth Westminister.
Çfarë nuk dihet deri më tani:
Çfarë lidhje ka ndërmjet ngajrjes në Urën Westminister dhe sulmit në rrethim e godinës së Parlamentit;
A janë këto dy sulme pjesë e një serie sulmesh terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, që priten të ndodhin.